Haradinaj: Shërbimi i Beau Biden mbetet pishtar ndriçues për Kosovën

01 gusht 2021 | 21:39

Djali i ndjerë i presidentit amerikan, Joe Biden, ka vdekur në vitin 2015 nga kanceri në tru.

Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Për këtë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden.

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se, shërbimi i tij në ofrimin e paqes dhe lirisë do të mbetet pishtar ndriçues për Kosovën.

Sipas tij, kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Jemi të nderuar që një patriot i vërtetë amerikan, Beau Biden, ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera që Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Kosovës i kanë të përbashkëta.

Vendi ynë është përgjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe lidershipit të Presidentit Biden në favor të prosperitetit dhe paqes në Ballkan.

Pusho në paqe Beau, shërbimi yt në ofrimin e paqes dhe lirisë do të mbetet pishtar ndriçues për Kosovën. Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve…