Haradinaj: Shkarkimi i kryeministrit dhe qeverisë është urgjencë kombëtare

14 qershor 2023 | 12:40

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shkarkimi i qeverisë Kurti është urgjencë kombëtare.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është i humbur në qeverisje dhe i pabesueshëm për aleatët ndërkombëtarë.

I zbuluar dhe i kapun në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni. I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë. I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri. S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti.  Prandaj shkarkimi i kryeministrit dhe qeverisë është urgjencë kombëtare!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Endrit Krasniqi është larguar nga skuadra e Prishtinës pas…