Krasniqi edhe zyrtarisht largohet nga Prishtina

14 qershor 2023 | 12:38

Mesfushori Endrit Krasniqi është larguar nga skuadra e Prishtinës pas një periudhe katërvjeçare.

Krasniqi me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka falënderuar Prishtinën duke përmendur edhe trofetë e fituar në kryeqytet.

“Faleminderit Prishtinë. Katër vite – Katër trofe”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social. 28-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës edhe vite më parë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Drita. Krasniqi pritet të transferohet te Shkëndija e Tetovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas komisionarit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara…