Haradinaj: Shkodra ka qenë gjithmonë qendër influence, kulturore dhe arsimore për Kosovën

24 tetor 2018 | 11:55

Kryeministri Ramush Haradinaj është pritur në një takim nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Shkodra ka qenë gjithmonë qendër influence, kulturore dhe arsimore për Kosovën dhe nyjë kyçe që i ka lidhë shqiptarët me civilizimet tjera.

“Shkodra ka qenë gjithmonë qendër influence, kulturore dhe arsimore për Kosovën dhe nyjë kyçe që i ka lidhë shqiptarët me civilizimet tjera. Ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh në qytetin dhe mes njerëzve që të nderojnë. Me Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademin, këmbyem mendime për iniciativa të përbashkëta në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, për fuqizimin e lidhjeve historike dhe kulturore, si dhe për integrimin e ekonomive dhe tregjeve, përmes bashkëpunimit intensiv”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit në fillim të kësaj jave, në uebfaqen…