Haradinaj: Shkollimi i të rinjve tanë duhet bazuar në nevojat e tregut evropian

14 shtator 2018 | 14:23

Fëmijët e Prizrenit janë me fat që e kanë një shkollë si Loyola dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një vizite pune që i ka bërë të premten gjimnazit “Loyola”, në të cilin është prezantuar projekti i ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola”, projekt ky që domen ka fushën mekatronike dhe i cili parashihet të jetë pjesë e Parkut Inovativ Trajnues në Prizren.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka thënë se projekti i një të tillë është një ngjarje e re, është koncept real i jetës, i tregut dhe se ka besim në gjimnazin “Loyola” për angazhimin e saj në arsim për të rinjtë kosovarë.

“Ky është investimi më i mirë që mund të bëjmë, është shkollimi i duhur dhe cilësorë i fëmijëve tanë dhe ky është edhe orientimi ynë si Qeveri, për arsimimin e të rinjve tanë. Çdo përpjekje që e ofron këtë, do të marrë mbështetjen institucionale”, ka shtuar Haradinaj, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës që t’i ndihmojnë këtij institucioni arsimor.

“Qëllimi është që të aftësohen të rinjtë tanë për tregun e punës, që të avancojnë si në shtete tjera të zhvilluara, si Gjermani, Austri apo diku tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, drejtori i Doganës, Bahri Berisha, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ambasadori austriak, Gernot Pfandler, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka si dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe të odave ekonomike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Sabri Kiçmari (Lexim analitik i fjalimit në Mitrovicë të…