Haradinaj shkon për ngushëllime te familja Canolli

23 gusht 2021 | 14:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar familjen atdhetare Canolli me rastin e ndarjes nga jeta të Elide Canollit.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se gjatë kësaj vizite ngushëlluese kanë evokuar kujtime me babain e heroit të kombit, Basri Canollit.

“Sot vizituam familjen atdhetare Canolli, me rastin e vdekjes së znj. Elide Canolli. Sipas traditës shqiptare, ngushëlluam për humbjen e tyre, bashkëshortin Jahirin, familjen e miqtë. Gjithashtu evokuam kujtime për bacin Halil, baba i Heroit të Kombit Basri Canolli, atdhetar e luftëtar i dalluar për liri. Në gëzime e dhembje, jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tre vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare…