Haradinaj shpalos dokumente për kufirin Kosovë-Serbi (Video)

26 shkurt 2019 | 16:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, ka paraqitur disa harta dhe dokumente që sipas tij tregojnë vijën kufitare prej 381 kilometrash në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

“Janë 381 kilometra kufi. Është kufi administrativ i ish-Jugosllavisë dikur në mes të Kosovës dhe Serbisë. Me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë, kufijtë nuk kanë mundur të ndryshojnë njëanshëm”.

“Me shpalljen e Kosovës së pavarur dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, këta janë kufijtë Kosovë-Serbi. Janë të shënuar dhe janë të gjitha koordinatat në gjithë zonën”.

“Ne kemi një kufi Kosovë-Serbi. Janë kufi të pranuar dhe respektuar nga Serbia sepse patrullohen në të dy anët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se ai së shpejti do t’i publikojë hartat dhe dokumentet që ka prezantuar sot.

“Nuk e kërkojmë njohjen duke dhënë territor. Nëse çmimi për njohje është të japim territor, nuk kemi nevojë për njohje. Mund të presim ende dhe mundemi edhe pa marrëveshje”, është shprehur Haradinaj.

Konferenca pas mbledhjes së Qeverisë

Gepostet von KosovaPress am Dienstag, 26. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 83-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçit,…