Haradinaj shpreh ngushëllime për të vrarin në Pejë

24 prill 2021 | 22:16

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vrasjen e Bashkim Brahimajt, viktima i cili dyshohet se u vra nga një i afërm për çështje pronësore në Novosellë të Pejës.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj ngushëllimet ia ka shprehur familjes dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të viktimës teksa ka shpërndarë një fotografi të tijën në uniformë të UÇK-së.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen tragjike të bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj. Duke u lutur që të mos përsëriten kurrë më tragjedi të tilla, ndajmë dhembjen me familjen dhe bashkëluftëtarët! Bashkimi u prehtë në paqe!”, thuhet në postimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka njohur zyrtarisht masakrën kundër…