Haradinaj: Shqipëria gjithmonë ka qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës

05 dhjetor 2023 | 12:43

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrat e partisë ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj pas takimit.

Ai ka theksuar se Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sandra Mitchell, ish-zyrtare e OSBE-së në Kosovë në kohën e…