Haradinaj: Shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve

29 prill 09:31

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aksidentimin dhe zhdukjen e dy policëve gjatë natës së mbrëmshme.

“Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tone”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë.

Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë.

Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, dy policë…