Haradinaj: Specialja është raciste, reagojnë të huajt, por nuk reagojnë tanët

12 janar 2026 | 10:59

Gazeta italiane “Huffington Post”, përmes një shkrimi të gazetarit Mauro Suttora, ka trajtuar çështjen e gjyqit që po zhvillohet prej vitesh ndaj liderëve të UÇK-së, në Hagë, duke e cilësuar madje  procesin si të zvarritur.

Në “Klan Kosova”, ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, ka mirëpritur reagimin e medias italiane, por ka kritikuar mënyrën se si po funksionon kjo gjykatë dhe reagimin e institucioneve tona.

“Nuk u dashtë as ekspert i madh, nuk u dashtë as jurist i madh, as specialist i fushës së drejtësisë, për të kuptuar se kjo gjykatë është raciste dhe jokompetente në aspektin juridik. Edhe pse ata janë të përgatitur profesionalisht, unë jam i bindur se qëllimisht sjellin joprofesionalizëm…Reagojnë të huajt dhe nuk reagojnë tanët, dhe kjo është kritikë edhe ndaj neve”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka publikuar…