Haradinaj-Stublla bisedon për liberalizim të vizave me homologun lituanez
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës , Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun lituanez, Linas Linkevicius.
Ajo ka treguar se gjatë kësaj bisede ka theksuar që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet, dhe dialogu Kosovë-Serbi duhet të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
“Pata një bisedë shumë konstruktive me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevičius. E falënderova për përkrahjen e Lituanisë, si njohëse hershme e Pavarësisë së Kosovës dhe përkrahëse e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Theksova që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet, dhe dialogu Kosovë-Serbi duhet të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar në profilin e saj në “Facebook” Haradinaj-Stublla.
(M.K / Epoka e re)



