
Haradinaj-Stublla: Pesëshja e BE-së të avancojë qëndrimin e tyre me njohje ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar thirrje telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë.
Ministrja Haradinaj-Stublla e ka falënderuar homologen për përkrahjen e Suedisë dhënë në vazhdimësi për Kosovën.
“Kosova si shtet i pavarur dhe i njohur nga gati 2/3 e botës është fakt i pakthyeshëm, dhe tash është radha e pesëshes së BE-së të avancojnë qëndrimin e tyre me njohje ndaj Kosovës. Marrëveshja e arritur në Uashington është hap i madh drejt normalizimit të plotë me Serbinë, andaj kërkova që edhe në dialogun e Brukselit të ketë qartësi në tema dhe afat kohor më dinamik”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stubulla.
Ajo ka theksuar se lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen ishte temë diskutimi, ku ka shprehur pakënaqësinë e Kosovës që edhe pas tetë vitesh ende nuk ka qartësi nga BE-ja për obligimet kontraktuale ndaj Kosovës.
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/photos/a.128220942257307/158018385944229/?__cft__[0]=AZUcKIeMhCNR2OkV_jNCT3y9BdfBgG7Hb7MNn-Jjusy6kmo5SXxhVAnx1nH3KInL-vOCvYggtMYL1XwIuLJt2pdHfRumqjRJqUBO8Lwdw6dCoJDLMUlZ5pH0J-aoCbreNKGWXW_-C-zlFdjqZ5XguQwh5md4J92jB4Jyzulc5f5TAw&__tn__=EH-R
(M.Q / Epoka e re)