Marrëveshja e Uashingtonit nuk e përjashton çështjen e ripërcaktimit të kufijve

08 shtator 2020 | 13:30

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka bërë me dije se marrëveshja ekonomike e Uashingtonit nuk e përjashton çështjen e ripërcaktimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për “Presheva Jone”, Murati ka thënë se opsioni më i dobishëm për Kosovën dhe shqiptarët do të ishte ai i ripërcaktimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se sipas këtij ripercaktimi të kufirit pjesa shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet t’i bashkohet Kosovës, kurse pjesa serbe e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit duhet të ketë të drejtë t’i bashkohet Serbisë.

“Pjesa veriore e Mitrovicës nga e cila shqiptarët janë dëbuar me dhunë nuk do të duhej të ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje. Kjo platformë deri në vitin 2018 nuk ka pasur përkrahje ndërkombëtare. Por me lëvizjet në gjeopolitikën botërore, me forcimin e Rusisë dhe të Kinës dhe depërtimit të tyre në rajon dhe potencialit destabilizues të këtyre ndërhyrjeve për interesat amerikane dhe evro-atlantike, sidomos SHBA-të por edhe një pjesë e shteteve evropiane lejuan që të hapet edhe mundësia e ripërcaktimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si një mundësi e zgjidhjes së problemeve dhe e arritjes së një paqeje të qëndrueshme në mes të dy vendeve dhe të dy popujve”, ka deklaruar Murati.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.preshevajone.com/murati-bashkimi-i-lugines-se-presheves-me-republiken-e-kosoves-permbushje-e-lidhjes-se-prizrenit/?fbclid=IwAR1EEhP2s6iDKGfG8IWN3DeVVL9puxF6tzwWCAwhcge5apiPS2qfErCJcTM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
D.P.H “LaFontana” shpall të pavlefshme numrin e biznesit 71036529.