Haradinaj-Stublla takohet ne ambasadorin hungarez, bisedojnë për vizat

02 korrik 2020 | 13:50

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Markusz Laszlo

Shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se ka ritheksuar nevojën për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave.

“Kosova ka ndërtuar ndër vite partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë, si një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e vendit. Me mirënjohjën me të thellë për gjithë mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave, ritheksova nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për përshpejtimin e këtij procesi”, ka thënë ajo.

Në këtë takim është biseduar edhe për koordinimin e mëtutjeshem të bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott,…