Haradinaj-Stublla uron Finlandën për Ditën e Pavarësisë

07 dhjetor 2020 | 08:23

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin dhe institucionet e Republikës së Finlandës, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në 103-vjetorin e pavarësisë së Finlandës, ministrja Haradinaj-Stublla ka shprehur urimet e përzemërta për këtë shtet mik, i cili e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 7 mars të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 2 shkurt të vitit 2009.

“Ne jemi mirënjohës për ndihmën që Finlanda i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë rrugëtimit të shtetndërtimit, për angazhimin e ish presidentit Martti Ahtisaari, kontributin për paqe të qëndrueshme në kuadër të KFOR-it, njohjen e pavarësisë dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare Haradinaj-Stublla ka shprehur gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 65 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë të…