Haradinaj: Studentët e UP-së në demonstratat e vitit 1981 dridhen themelet e regjimit të atëhershëm

11 mars 2024 | 11:37

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, tash kur bëhen 43-vjet prej tyre.

“Ishte 11 marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm. Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Rinia heroike shqiptare, ka shkruar Haradinaj e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e luftës çlirimtare, e cila e ka sjellë fitoren dhe çlirimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phil Foden është duke kaluar sezonin më të mirë të…