Haradinaj takohet me bashkatdhetarët në Munih

15 shkurt 2019 | 22:13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Munih të Gjermanisë, sot ka zhvilluar një takim më bashkatdhetarët në Gjermani.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu falënderimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë për Kosovën në të gjitha periudhat.

“Ndjehem mirë kur jam në mesin tuaj, pasi që jeni kontribuues të mëdhenj për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Qeveria e Kosovës do të jetë pranë jush në çdo moment dhe për këtë kemi themeluar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, dhe tani keni një adresë tuajën”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar rolin e diasporës në Gjermani, kryeministri Haradinaj tha se zëri i tyre ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare, duke ju bërë thirrje që të shohin mundësinë e investimeve në Kosovë dhe shprehu zotimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheq se kërkesat e  diasporës do ta kenë vëmendjen e duhur.

“Ju i keni dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme dhe të vështira historike dhe edhe tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli juaj është i nevojshëm, në mbrojtjen dhe përkrahjen sovranitetit të vendit”, tha Haradinaj.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Haradinaj iu është përgjigjur interesimit të shumë bashkatdhetarëve të cilët shprehën gatishmërinë e tyre që potencialin ekonomik ta investojnë në Kosovë, në të njëjtën kohë kërkuan që Qeveria të krijojë edhe më tej lehtësira për bashkatdhetarët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Dritës, Përparim Osmani për “Epokën e re”, ka…