Haradinaj takohet me Jahjagën, ja çfarë biseduan

28 mars 2019 | 16:41

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga, me të cilën janë dakorduar që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjes së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s.

“Në takim me ish-presidenten, Atifete Jahjaga, u dakorduam që përkujtimi i çlirimit të vendit të fokusohet në trajtimin e ecjes së Kosovës drejt aspiratës së saj veriatlantike, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s. Duke i shprehur mirënjohje zonjës Jahjaga për përkushtimin e saj në trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës dhe përkrahjen e tyre për riintegrim në shoqëri, u zotova se Qeveria do të jetë partnere me të gjithë ata që i japin mbështetje të vazhdueshme trajtimit të kësaj plage të hapur të shoqërisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zelanda e Re ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që…