Haradinaj takohet me Pierce: Folëm për nevojën urgjente të themelimit të institucioneve

15 korrik 2025 | 15:05

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar sot me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, e cila po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Haradinaj tha se me të foli për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente të konsolidimit të institucioneve demokratike, si dhe për integrimin euroatlantik.

“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Sot, në takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente të konsolidimit të institucioneve demokratike, si dhe për integrimin euroatlantik. Mirënjohës për angazhimin e saj dhe për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin maj në Kosovë kanë lindur 2 mijë e…