Tahiri për Kurtin dhe LV-në: E dështuan Kosovën, do të turpërohen
31 gusht 2025
| 08:49
Ish-diplomatja Edita Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri thotë se LV ka hyrë në Guinness për shkelje kushtetuese.
Sipas saj, ky subjekt politik një ditë do të ndihet i turpëruar për këtë gabim, të cilin ajo e quan historik.
“Kosovën e dështuan – vet hyrën në librin e Ginisit si shkelës të Kushtetutës, Kurti e VV – një ditë do të ndjehen të turpëruar për këtë gabim historik”, ka shkruar Tahiri.



