Haradinaj takon delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

13 maj 2019 | 14:29

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit që kryesohet nga ish kongresisti Randy Hutgren.

Në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri ka shkruar se me delegacionin amerikan janë pajtuar se vlerat e përbashkëta shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat e ardhshme.

“Takim miqësor me delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit të kryesuar nga ish-kongresisti, Randy Hutgren, u pajtuam se vlerat tona të përbashkëta na shërbejnë si themel i qëndrueshëm për aspiratat tona për të ardhmen. Të bekuar me miqësinë tonë të përhershme, qëndrojmë fuqishëm krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i Kosovës dhe udhërrëfyes i idealeve të lirisë në botë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive në Qendrën Klinike Universitare…