Haradinaj takon Krajën, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend

06 korrik 2020 | 14:59

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

“Pata nderin që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të zhvilloj një bisedë të çmuar me kryetarin Mehmet Kraja me bashkëpunëtorë.

Tema të interesit nacional dhe sfidat që po i kalon vendi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Diskutuam për situatën me pandemi si dhe për dy projektet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve për energji dhe arsim”.

“Poashtu biseduam për sfidat e reja të vendit, dialogun, propozim aktakuzat për Presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli dhe paralajmërimet për aktakuza të reja ndaj pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së. Ishte një ndjenjë e përbashkët se edhe në këtë situatë të ndjeshme, të veprojmë me mençuri dhe të mbrojmë interesin nacional”, ka thënë Haradinaj.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Haxhi Shala e ka lënë Nismën Socialdemokrate për t'iu…