
Haradinaj takon Mark Gjonaj në Nju Jork
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka takuar sot në Nju Jork anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj.
Haradinaj-Stublla, e cila për qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka falënderova Gjonajn për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.
“Kënaqësi të takoj në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj. E falënderova z. Gjonaj, për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave tona kombëtare. Diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe u dakorduam për koordinimin e mëtutjeshëm të veprimeve konstruktive dhe rolit strategjik që duhet të kenë shqiptarët në këto zhvillime”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në profilin e saj në “Facebook”.