Drita me kërkesë të re për UEFA-n

17 gusht 2020 | 14:29

Skuadra kampione e Kosovës, Drita ka bërë edhe kërkesën e tretë për zhvillimin e ndeshjes ndaj Linfieldit.

Feti Murseli, drejtori i klubit nga Gjilani ka treguar në Klan Kosova tri kërkesat e Dritës për UEFA-n.

“Kërkesa e vetme është që të zhvillohet ndeshja. Neve na është bërë e padrejtë. Vendimi ka qenë subjektiv. Jemi dëmtuar. Autoritetet kanë vendosur të kthehemi në Kosovë”, deklaroi Murseli. “Në momentin e parë kemi kërkuar që ndeshja të zhvillohet pas tri ditësh, por prapë përgjigjja ka qenë e njëjtë. Në kërkesën e dytë kemi kërkuar që ta zhvillojmë ndeshjen me juniorë, që po ashtu u refuzua”, ka shtuar ai.

“Dje e kemi bërë edhe një kërkesë që takimi mes Legias dhe Linfield të shtyhet, që ne ta luajmë ndeshjen. Tani jemi në pritje”, ka shtuar Murseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll, ka mbërritur…