FC Prishtina arrin në Gjibraltar, testohet për Covid-19

17 gusht 2020 | 14:25

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll, ka mbërritur në Gjibraltar pas katër orë udhëtimi. Skuadra me e trofshme në futbollin e Kosovës, nesër (e martë) do të përballet me Lincoln Red nga ora 18:00.

“F.C. Prishtina sot më 17.08.2020 ka mbërritur në shtetin e Gjibraltarit, për ndeshjen parakualifikuese të Europa Ligës edicioni 2020/2021, Lincoln Red Imps(Gjibraltar) – F.C Prishtina(Kosovë), takim ky i cili zhvillohet nesër, e martë më 18.08.2020 me fillim nga ora 18.00 në stadiumin ‘Victoria’ të Gjibraltarit”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Sipas njoftimit të klubit “bardhekaltër” me të mbërritur në Aeroportin e shtetit të Gjibraltarit, i tërë kontingjenti duke i përfshirë futbollistët, stafin dhe kryesinë e klubit ju ka nënshtruar testeve SARS-CoV-2 nga autoritet vendore, rezultatet e këtyre testimeve, Prishtina pritet t’i marrë sot në mbrëmje.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e re e minatorëve ka njoftuar se ka vdekur…