Haradinaj takon zëvendësdrejtorin e shkarkuar të AKI-së

04 gusht 2018 | 12:22

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar zëvendës drejtorin në largim të AKI-së, Latif Mervocin.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka treguar se ka kërkuar nga Merovci që të vazhdojë të japë kontribut për Kosovën.

“Prita sot në takim zv. Drejtorin në largim të AKI-së. z. Latif Merovci. Në këtë takim pune e falënderova z. Merovcin për kontributin e tij 7 vjeçar në Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës. Edhe pse tani zotëri Merovci është liruar nga përgjegjësitë e tija, kërkova nga ai që edhe më tutje t’i shërbej atdheut, duke kontribuar me eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në cilindo angazhim që do ta ketë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka kërkuar që të ndryshohen Kushtetuta…