Haradinaj takon zyrtarët e MPB-së të cilët janë marrë me ri-integrimin e të kthyerve nga Siria

10 janar 2020 | 15:20

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) që punojnë në Divizionin për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria, të cilët i ka falënderuar për punën e palodhshme dhe përkushtimin e pashoq, në kryerjen e obligimeve institucionale në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

“Ky ekip ka implemetuar planin operativ për kthimin dhe ri-integrimin e qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri duke shërbyer me profesionalizëm dhe me orë e ditë të tëra, që këto detyra, kaq sensitive të kryhen me sukses. Jemi krenar që si Kosovë, kemi vajza e djem, që i dalin zot detyrave dhe përgjegjësive, në mbrojtje të vendit dhe sigurisë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar i Kosovës është bërë hit në rrjete sociale…