Haradinaj: Taksa nuk hiqet

11 shkurt 2019 | 17:27

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth takimit të sotëm që kishte me krerët institucionalë dhe disa anëtarë të ekipit negociatorë, duke thënë se temë diskutimit ka qenë platforma e dialogut, e cila shumë shpejt pritet të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për miratim.

“Ajo që sot u arrit si dakordim ishte që platforma kurdo që është e gatshme t’i paraqitet Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përsëritur edhe një herë se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.
I pyetur nga gazetarët, Haradinaj ka folur dhe për anulimin e vizitës të gjeneralit amerikan, duke thënë se për anulimin e kësaj vizite nuk i di arsyet.

Këto koment  kryeministri Haradinaj i ka bërë gjatë vizitës që i bëri kompanisë së prodhimeve nga druri “Gacaferi” në qytetin e Pejës. /kp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bashkë me organet e…