Haradinaj: Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti

21 shkurt 2022 | 16:07

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet lejuar qytetarëve që të tërheqin mjete nga Trusti.

Ai ka thënë se qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale.

“Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyrë shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike. Prandaj e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional. Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Hysen Këqiku, “Shkëndija nuk i kishte sytë e mbyllur” (dramë…