Haradinaj: Të premten e publikojmë listën e kandidatëve për deputetë

14 janar 2021 | 13:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kjo parti të premten do prezantojë listën e kandidatëve për deputetë, të cilës do t’i prijë ai.

Në një konferencë për media, ku prezantuar disa aderime të reja, ai ka thënë se AAK-ja është e vendosur të kontribuojë në të mirë të vendin.

“AAK-ja është e vendosur të kontribuojë për vendin në parlament dhe me mua si President. Kemi program që çon Kosovën përpara, dhe për t’ju përballuar sfidave. Ne AAK kemi zgjedhur njerëz që përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Bartës i listës do të jem unë dhe vërtetë është nderë t’i prijë kësaj liste. Të premten do të paraqesim listën e kandidatëve deputetë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Inspektorateve në Prizren që nga fillimi i muajit…