Haradinaj thotë se gratë e Kosovës historikisht kanë qenë guri i mbijetesës sonë

06 shtator 2019 | 13:14

“Gratë e Kosovës historikisht kanë qenë bazamenti ynë dhe guri i mbijetesës sonë. Sot, ato forcojnë Kosovën në politikë, ekonomi, sport, muzikë, e shkencë. Disa udhëheqin nga fronti”, kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën Global Woman Summit, organizuar nga Global Woman Club.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, ka falënderuar përfaqësueset e Gobal Woman, për një kauzë të vlefshme, fuqizimin e njëra- tjetrës, duke theksuar se kur të ktheheni në vendet tuaja të punës, në shtëpitë tuaja të fuqizoni familjet tuaja, komunitetet, dhe shoqërinë në të cilën jetoni, sepse siç tha ai, kur fuqizohet gruaja, efekti shumëfishohet në familje proaktive dhe shoqëri të gjallëruara, në stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Më tej, kryeministri në detyrë Haradinaj, ka theksuar se disa gra, si nëna e tij Ruka, gruaja Anita,  udhëheqin nga prapavija, duke e përkrahur e fuqizuar, si pikënisje për gjithçka që bën.

“Jeta ime nuk ishte e lehtë, në të cilën edhe nëna ime edhe gruaja ime kanë qenë boshti i të gjitha betejave të mia për Kosovën, për UÇK-në, për shtetin që kemi sot, për familjen që kam unë sot. Njoh shumë gra të tjera, anë e kënd qyteteve e fshatrave të Kosovës, të cilat kanë qenë fuqia e shoqërisë sonë, e shtetit që kemi sot. Ajo që dua të them është  ‘edhe gratë edhe burrat kemi nevojë për fuqizim’”, ka theksuar kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shtuar se fuqizimi nënkupton përkrahja e përditshme, në jetë, në punë, në shtëpi, në shkollë, kudo.

Para shumë grave të pranishme, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se fuqizimi nuk është ekskluziv, me fitues dhe humbës, por fuqizimi është zhvillim, me fitues dhe fitues, me familje më të mira, me shoqëri më të mirë, me qytetarë më të mirë.

“Përderisa ne vazhdojmë rrugëtimin e konsolidimit dhe zhvillimit të Kosovës, unë do të vazhdoj të luftoj për shoqërinë tonë, jo për barazinë si qëllim, por për mundësi të barabarta si rezultat. Është obligim i yni të përkrahim dhe rrisim gra të forta, dhe kështu të ndërtojmë shoqëri të fuqishme. Është obligim i yni të ofrojmë mundësi të barabarta në shkollim e trajnim, të garantojmë të drejta të barabarta në trashëgimi, paga të barabarta në vende pune, trajtim të barabartë në shoqëri”, ka thënë kryeministri në detyrë Haradinaj, duke shprehur falënderimin për mundësinë që sot t’u drejtohet dhe të dëgjoj tregimet e grave dhe të fuqizohet nga gra të fuqishme.

Pjesë e këtij samiti ishin shumë gra që janë bërë zëri i vetes dhe shoqërisë, si Vasfije Krasniqi Goodman dhe shumë të tjera.

/Epoka e re/ 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E përditshmja spanjolle, “Marca”, e ka konsideruar befasuese rrugëtimin e…