Haradinaj thotë se nëse bie Qeveria merr me vete edhe Thaçin e Veselin

30 nëntor 2018 | 19:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi për mosndryshim kufijsh dhe për taksën ndaj Serbisë, edhe nëse kjo i kushton me rrëzimin e qeverisë që ai udhëheq.

Në një intervistë për “Interaktiv”-in, Haradinaj ka thënë se Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush dhe as presidenti.

Nëse largohet ai nga posti, tha se do t’i marrë me vete edhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Bisedën e plotë me kryeministrin Haradinaj mund ta ndiqni sonte në orën 23:20 në Interaktiv të KTV-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi ka preferuar t’i ofrojë një rinovim të majmë…