Haradinaj thotë se Thaçi nuk e ka përkrahjen e tij për shkëmbim territoresh

01 tetor 2018 | 21:11

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë.

Ai ka thënë se ai nuk do të ulet ne një tavolinë ku do të flitej për shkëmbim territoresh.

“I besoj Kosovës së 17 shkurtit, kufijve të saj. Nuk pranoj askush me hapë për diskutim për çfarëdo integriteti të kufijve. Nuk do ta ketë askush përkrahjen time për ndryshim kufijsh. Nuk ka logjikë që Kosova të hapë për diskutim kufijtë e 17 shkurtit”, ka thënë ai në “Pressing” në “T7″.

Ndërkohë po sipas të parit të ekzekutivit, interesi i Serbisë nuk është në Ujman apo Stangterg.

“Interesi i Serbisë nuk është Ujmani e as Stantergu. Halli i Serbisë është një vargmal me xehe dhe minerale nga Jerinja në drejtim të Leshakut dhe Leposaviqit. Serbia aty e ka tragetin, me i marrë xehet. Ujë ka dhe nuk i duhet”, ka shtuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Restoranteve në Angli do t’iu ndalohet me ligj mbajtja e…