Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX

05 nëntor 2026 | 18:58

Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit si president, Bekim Çollaku, ka zbuluar për herë të parë në emisionin FRONTAL të T7 për marrëveshjen që kishin bërë me Gjykatën Speciale për mënyrën se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX.

Ai ka thënë se ishin marrë vesh me Hagën që të mos ketë prani të shtuar policore në presidencë dhe që të ishte vetëm  një makinë me targa civile që do t’i printe veturës se Presidencës deri në EULEX.

“Po e zbuloj për herë të parë dakordimin me stafin e Gjykatës Speciale, që të ketë vetëm një makinë me targa civile, me një apo dy personel staf të gjykatës speciale të cilët kanë qenë të obliguar t’i paraprijnë makinës së presidentit Thaçi ku është vetëdorzuar presidenti Hashim Thaçi”, ka thënë Çollaku.

Ai gjatë emisionit ka treguar se Hashim Thaçi nuk ishte arrestuar dhe se ishte dorëzuar vetë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën për vitin 2026, konstaton…