Haradinaj thotë se Vuçiqi, Thaçi dhe Rama e diskutuan planin për ndarjen e Kosovës

08 maj 2019 | 11:21

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është mbyllur në Berlin.

Haradinaj ka thënë se presidentet Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri Edi Rama e kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës.

“Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit e kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në tryezën e organizuar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Ai ka thënë se kushdo që flet për kufijtë është armik i Kosovës, “Mogherini nuk ka më kohë me udhëheq dialogun. Kam Simpati për të, por kush flet për kufijtë e Kosovës me ndonjë shtet tjetër është armik i vendit që unë e udhëheqë”, ka deklaruar Haradinaj. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është e padiskutueshme që krimet e shtetit të Serbisë gjatë…