Haradinaj tregon pse refuzoi vizitën e zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë

12 janar 2022 | 14:54

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar Gjykatën Specialen për mënyrën e trajtimit të vizitave të cilat po u bëhen personave që janë në paraburgim në Hagë.

Në dëshminë  e tij para Dhomave të Specializuara, Haradinaj ka thënë se vizitat që i bëhen nga zyrtarët e huaj atje shënohen si zyrtare, ndërsa ato nga Kosova  vlerësohen si familjare.

“Vizita e Avokatit të Popullit tim, të shtetit tim që e pata këtu më është hequr koha si vizitë familjare, kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë që është bërë këtu dhe jam i pari që e kam refuzuar dhe nuk jam takuar me ta, më ka ardhur si kërkesë familjare, ndërsa vizita e Avokatit të Popullit tuaj që ka ardhur nga Italia, ajo më është caktuar zyrtare dhe kjo është një prej barazive që ju e bëni. Derisa avokati i popullit tim, shtetit të Kosovës e që ju po thirreni në emër të Kosovës dhe mua më hiqni si familjar avokatin e popullit tim që vjen me më pa mua në burg dhe më detyroni mos ta pranoj Ministrinë e Drejtësisë të shtetit tim dhe i detyroni të më kërkojnë vizitë familjare. Unë i kam injoruar. Jo që i kam injoruar ata si të shtetit tim, po u kam treguar që nuk i vet më kush, dhe këtë jeni duke e bërë edhe sot në vizitat tona. Shpjego ti dhe kupto çfarë force ke marrë. Sa avokatin tënd që e ke këtu ma ke pru mua ai më ka ardhur zyrtarisht, avokati i popullit tim, unë është dashur me shkru si familjar dhe më është hequr koha e vizitës për sa kohë ka qëndruar Avokati i Popullit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-koordinatori shtetëror për dialog në zyrën e kryeministrit, Skënder Hyseni,…