Haradinaj u bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të dalin masivisht në zgjedhje

14 korrik 2020 | 17:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që të dalin masivisht në zgjedhje.

“Nesër qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Fillimisht uroj që zgjedhjet të kalojnë në qetësi dhe mbi të gjitha, të fitojë demokracia. Po ashtu, bëj thirrje për të gjithë shqiptarët, që nesër të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për ata që më së miri i përfaqësojnë interesat e tyre. Apeloj te liderët që do të marrin besimin e shqiptarëve, që pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë në qeverisjen e vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja e freskët me përendimin e ylbertë përmbylli lamtumirën e…