Natë vere

14 korrik 2020 | 17:36

Mbrëmja e freskët me përendimin e ylbertë përmbylli lamtumirën e kësaj dite.

Shkëlqimi rrezartë i kësaj nate plot ngjyrime të derdhura kaltërsive qiellore, shenjtërojnë pamjet e bukurive magjike.

Pamjet e tretura mbesin të gravuara,
nën kubenë e qiellit,marrin gjumin së bashku me engjëjt e bekuar me buzëqeshjen e Perëndisë.

Malet, fushat, kodrat dhe gjithë lulet mbesin të mbuluara me ngrohtësinë e një dite vere gjoksesh të shpaluara, besnikërisht të ngrohta në sy mbeten.

Shtrirja e mbulesës së natës,
është pritje e agmisë nga zgjimi i një gëzimi të ri në sytë e ditës së bekuar.

Mveshja përplotë jetë e pikturuar
Në sekretin e besimit të hekurt
Denjësisisht merr vullnetin e shmangies së të ligave, për t’u tretur në pasion dashurie.

Nè ty s’kam parë urrejtje kurrë
Pos afërsi duarsh afërsi të ngrohta
Ne ty s’kam parë asnjë ligësi njeriu
vetëm dashuri e shtrirë prehrit tim.

Kështu më tha zëri natës së kaluar
ikur në përqafim flladi të kësaj vere
duke u shkri në buzë horizontesh,
për t’i dhënë kuptim jetës dhe lules.

Me 13.07.2020
Valbona. R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Sot e kemi marrë lajmin e hidhur për vdekjen e…