Rëndohet gjendja me Covid në Kosovë, edhe një viktimë

14 korrik 2020 | 17:24

“Sot e kemi marrë lajmin e hidhur për vdekjen e një bashkëqytetari nga Cernica (64 vjeç) i cili ishte infektuar me Covid-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka njoftuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai ka bërë me dije se për katër muaj në këtë komunë, 288 persona kanë rezultuar pozitivë, 158 janë shëruar plotësisht, 126 janë raste aktive, derisa pesë persona kanë vdekur.

“Apeloj që të keni kujdes të shtuar, duke i përdorë masat mbrojtëse dhe distancën sociale. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj. Lajmi tjetër i keq është se tash e tre muaj po e presim donacionin me teste serologjike, e cila tash tre muaj po qëndron në terminal doganor. Do të na gëzonte shumë lirimi i aparatit nga terminali doganor”, shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15.07.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Mitrovicë 1.…