Haradinaj: Vendimi i Qeverisë për taksën kundër Serbisë, në interes të qytetarëve të Kosovës

21 nëntor 2018 | 15:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi për vendosjen e taksës ndaj Serbisë është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se beson që tregtarët e mëdhenj të Kosovës do ta kuptojnë drejtë vendimin e Qeverisë.

“Besoj se edhe tregtarët do të na mirëkuptojnë”, ka thënë Haradinaj, raporton “Epoka e re”.

Duke iu referuar vendosjes se taksës dhe reagimeve të Serbisë, Haradinaj ka thënë se Serbisë tash i ka ra ndërmend që ekziston CEFTA.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet ta kenë parasysh se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar Qeverinë…