Veseli mirëpret vendimin e Qeverisë për ndarjen e 500 mijë eurove për Kombëtaren e Kosovës në futboll

21 nëntor 2018 | 15:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës që ka mbështetur propozimin e tij për të ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll për sukseset e arritura deri më tash.

Ai ka thënë se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sporte, andaj edhe përkrahja për sportistët dhe investimet në infrastrukturën sportive do të rriten.

“Falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës që mbështeti propozimin tim për të ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll, për sukseset e arritura deri më tash. Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sporte, andaj edhe përkrahja për sportistët dhe investimet në infrastrukturën sportive do të rriten”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari ekonomik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri, ka folur…