Haradinaj: Veseli si çdo luftëtar i lirisë do ta mbrojë me dinjitet luftën e UÇK-së

07 nëntor 2019 | 21:41

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas marrjes së lajmit se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale

“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar…