Haradinaj vizitë zyrtare në ShBA, në fokus të takimeve fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës

23 shtator 2018 | 09:33

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije që javën që vjen do të qëndrojë për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. 

“Në New York do të zhvillojë takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën. Krahas kësaj, për ta forcuar partneritetin me ShBA-të do të zhvillojë takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në Washington”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. 

Ai ka thënë se rruga euroatlantike e Kosovës është e pakthyeshme. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taksapaguesit e Kosovës nuk do të paguajnë më rrymën që…