Haradinaj viziton Ali Buzhalën në përvjetorin e ndarjes nga jeta të vajzës së tij

01 dhjetor 2025 | 14:32

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot bashkëluftëtarin e tij, Ali Buzhalën, me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së vajzës së ndjerë, Mirgetës.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Haradinaj, shkroi se Mirgeta ishte studente e dalluar dhe me ambicie të mëdha, ndërroi jetë shumë herët, duke lënë dhimbje të thellë te familja dhe te të gjithë ata që e kanë njohur.

Postimi i Haradinajt: 

Sot u bashkuam me bashkëluftetarin, Ali Buzhala, me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së vajzës së ndjerë, Mirgetës. Mirgeta ishte studente e dalluar, me ëndrra e ambicie të mëdha, por jeta e saj u ndërpre shumë herët, duke lënë pas dhembje të thellë te familja dhe te të gjithë ata që e kanë njohur.
Aliu, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe luftëtar i shquar i Brigadës 123 të UÇK-së.
Sot qëndron i fortë përballë dhimbjes, ashtu siç ka qëndruar gjithmonë përballë çdo sfide të jetës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se…