Haradinaj viziton familjen e dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj

13 korrik 2023 | 13:30

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të veprës së dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj, dhe gjithashtu ka qëndruar në familjen patriotike Qorraj.

Haradinaj ka theksuar se Rexha e Artoni do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare.

“Nderimi për gjithë ata që dhanë kontribut të çmuar për lirinë e atdheut, do të jetë i përhershëm. Sot, isha i nderuar të isha pjesë e ceremonisë së zbulimit të pllakës përkujtimore në nderim të veprës së dëshmorëve Rexhë e Arton Qorraj, dhe gjithashtu të qëndroj në familjen patriotike Qorraj. Rexha e Artoni, do të kujtohen gjithmonë për trimërinë dhe guximin e treguar në shumë beteja gjatë luftës çlirimtare. Këto përkujtimore do të shërbejnë si dëshmi të gjithëkohshme të historisë sonë më të re. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Besnik Krasniqi ka reaguar ndaj përleshjes që ka ndodhur…