Haradinaj viziton restorantin e bashkatdhetarit Ramosaj në Deçan (Foto)

16 qershor 2019 | 17:26

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar të dielën një restorant në Deçan, i cili është pronë e bashkatdhetarit, Bashkim Ramosaj.

Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se diaspora e Kosovës vazhdon të jetë shtyllë e ekonomisë së vendit.

“Diaspora jonë vazhdon të jetë shtyllë e fortë e ekonomisë së vendit. Është për t’u përshëndetur veprimi i shumë prej tyre për të investuar në Kosovë. Sot pata rastin të shoh nga afër investimin e bashkatdhetarit tonë në Gjermani, Besim Ramosaj, që ka hapur biznes në vendlindje, në Deçan. Restorani i tij, përveç që është model i ndërmarrësisë evropiane, ka të punësuar edhe dhjetëra banorë të kësaj ane”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 17 people, people smiling, people standingImage may contain: 6 people, people smiling

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Mjedisit dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Ferat…