Haradinaj viziton të lënduarit nga aksidenti që ndodhi në Gjilan

07 mars 2019 | 22:20

Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit të tij, ka vizituar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK. 

“Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur. 

Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Që prej 21 vitesh, më 5, 6 dhe…