Haradinaj: Xhevë e Fehmi Lladrovci, udhërrëfyes për ndërtimin e shtetit

22 shtator 2019 | 10:55

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heronjtë Xhevë e Fehmi Lladrovci, në 21-vjetorin e rënies së tyre.

Ai ka thënë se përkulet para veprës së tyre heroike.

“Të lindur për luftë, Xhevë e Fehmi Lladrovci, të cilët kisha fatin edhe t’i njoh nga afër, ishin çdoherë në radhën e parë të sulmit, duke iu bënë krah i fortë lëvizjes për liri e pavarësi. Në këtë përvjetor, përulem me nderim para veprës së tyre heroike. Kujtoj bashkëluftëtarët e tyre, Shefqet Zeka e Fatime Hetemi, dhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 114, që me krenari mbajti emrin e Fehmi Lladrovcit. Ata do të jenë gjithmonë udhërrëfyesit tonë në rrugën për ndërtimin e shtetit. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Facebook" ka mbyllur dhjetëra mijëra aplikacione si pjesë e hetimit…