Haradinaj: Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të jenë përherë në kujtesën tonë

31 janar 2018 | 09:59

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në 21-vjetorin e rënies së tij me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

“Vepra e heronjve të kombit mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë brezat që pasojnë. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të jenë përherë në kujtesën tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së, Haradin Bala, ka ndërruar jetë në orët…